Please enter at least 3 characters.

Të mërkurën do të kryhet dezinsektim tokësor në Shkup

2024/07/dezinsektim.png

Dezinsektim tokësor kundër larvave të mushkonjave do të kryhet në zonën e Shkupit të mërkurën, më 9 shtator, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.

Spërkatja do të kryhet në sipërfaqet ujore.

Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë kryerjen e dezinfektimit, ai do të kryhet të nesërmen me kushte të favorshme atmosferike, në të njëjtën kohë.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje bletarëve që të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët në kohën e duhur./Telegrafi/