Please enter at least 3 characters.

Të lumturit vendosin më shpejtë

2016/01/f.0502002008485_m.jpg

Ekspertët pranë Universitetit New Hampshire kanë realizuar një hulumtim për të vërtetuar ‘nëse’ dhe ‘sa’ ndikon disponimi në aftësinë e marrjes së vendimeve.

Drejtuesit e studimit kanë manipuluar me disponimin e participantëve duke iu treguar fotografi të këndshme dhe më pas të pakëndshme.

Derisa kanë shikuar fotografitë në ekran janë shfaqur fjalët: “më pëlqen, nuk më pëlqen, mirë, keq, tërheqëse, jotërheqëse...”, ndërsa pjesëmarrësit në studim është dashur që të tregojnë se çfarë emocioni tregon tek ata fotografia e treguar.

Rezultatet kanë treguar se participantët të cilët kanë qenë në disponim më të mirë janë përgjigjur shumë më shpejtë në krahasim me ata që kanë shikuar fotografi negative. /Telegrafi/