Please enter at least 3 characters.

Të intensifikohet komunikimi ndërshtetëror në fushën e mjekësisë

2016/01/f.0930132520495_m.jpg

Me këtë rast, presidenti Sejdiu tha se inaugurimi i kësaj qendre është një moment tepër i rëndësishëm për shëndetësinë e Kosovës.

“Kjo qendër është e para e këtij lloji në rajon, e cila duhet të jetë një qendër e rëndësishme e komunikimit ndërshtetëror edhe me shtetet e tjera, në mënyrë që të arriturat më të mira dhe më të reja shkencore të aplikohen edhe në teknologji, por edhe në pjesën e diagnostikës në shërbim të mirë të qytetarëve”, theksoi Sejdiu.

Duke e falënderuar Bankën Botërore për investimin e bërë, presidenti përgëzoi për procedurën e shpejtuar të përfundimit të punimeve me një teknologji shumë të mirë si dhe u angazhua për komunikim ndërshtetëror të vendeve të rajonit në fushën e mjekësisë.

Në këtë ceremoni nga një fjalë të shkurtër mbajtën edhe kryeministri Hashim Thaçi dhe drejtori i Bankës Botërore për Prishtinë, Ranjit Nazak. /Telegrafi/