Please enter at least 3 characters.

Të gjithë duan një foto me të, tifozja kroate Ivana Knoll ndalohet rrugëve të Berlinit nga kalimtarë të shumtë

2024/06/tifozjajaja.jpg

Ivana Knoll ka mbërritur në Berlin të Gjermanisë ku po përgatitet për Kampionatit Evropian të futbollit, "Euro 2024".

Ajo ka shëtitur nëpër qytet dhe ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të cilët kanë bërë foto me të.

Ivana më herët u ankua në Instagram se ishte e zhgënjyer me akomodimin në dhomën e hotelit.

"Kam paguar mijëra për 'hotelin më të mirë' në Berlin dhe dhomat janë të vjetra, ngrohja nuk funksionon, palestra dhe pishina janë në ndërtim e sipër. Nuk e rekomandoj", ka shkruar ajo.

“Kam paguar 650 euro për një natë dhe në çmim përfshihet: një dhomë e vjetër pa ngrohje, palestra dhe pishina nuk janë të disponueshme për shkak të rinovimit dhe për më tepër menaxheri është i vrazhdë”, ka shkruar ajo në një video ku ankohet për kushtet.

Kujtojmë se Knoll tërhoqi shumë vëmendje në Botërorin 2022 në Katar dhe për këtë folën edhe mediat botërore. /Telegrafi/