Të gjitha kostot e transferimit të Haaland te Borussia Dortmund
30/12/2019
Erling Haaland është bashkuar me Borussia Dortmundin zyrtarisht të dielën.
Dhe pse shumë klube si Juventus, Manchester United dhe Red Bull Leipzig, ishin vënë pas tij, ai zgjodhi milionerët e Dortmundit.
Por sa i ka kushtuar klubit gjerman, blerja e një prej talentëve më të mëdha në qarkullim?
Sipas asaj që shkruan Tuttosport, kosto totale e transferimit kap shifrën e 125 milionë euro.
Për kartonin e lojtarit do të paguhen 22 milionë euro te RB Salzburg.
Komision për babanë e tij do të shkojnë 8 milionë euro, ndërsa agjenti Mino Raiola do të marr 15 milionë euro.
Paga e tij neto për pesë vite do të jetë 40 milionë euro (gati 80 milionë euro bruto). /Telegrafi/


