Please enter at least 3 characters.

"Të dua", kënga më e re nga Aurela Gaçe me klip përrallor

2018/05/aurlaaaa.jpg

Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe, ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

"Të dua" titullohet kënga e saj më e re, e cila është punuar nga Kledi Bahiti, gjersa vargjet e tekstit janë shkruar nga Fifi dhe Aurela Gaçe.

Kënga flet për dashurinë, dhe e rikthen këngëtaren në stilin e baladave të vjetra.

"Të dua" është publikuar edhe me një klip mjaft përrallor, i cili sjell skena që ndërlidhen me të kaluarën dhe jetën e mbretërorëve.

Ana vizuale e projektit i është besuar MAX Production.

Ndërkohë, këngëtarja vazhdon të jetë shumë e angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.

Gjatë verës, ajo do të jetë edhe më shumë aktive sa i përket prurjeve të reja. /Telegrafi/