Please enter at least 3 characters.

Tayna së shpejti me një bashkëpunim

2020/12/tayna_130140865_449257519810855_3583393610810496084_n-e1607784966259.jpg

Rep-artistja e njohur, Tayna, padyshim që është ndër më të komentuarat në estradën shqiptare.

Pothuajse çdo lëvizje e saj merr vëmendje mediatike, ndërsa edhe ajo shpesh jep informacione rreth jetës së saj.

Së fundmi po flitet për një duet të saj, i cili do të lansohet shumë shpejtë në platformat digjitale.

Foto: Instastory/rinorhykolli

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të menaxherit të reperes, Rinor Hykolli, i cili e konfirmoi një gjë të tillë.

Përmes rrjetit social Instagram, ai publikoi një fotografi ku paralajmërohet projekti i radhës.

Foto: Instagram

Ndërkohë, "Qe Qe" mbetet projekti i fundit nga Tayna, që u pëlqye në masë të madhe nga fansat. /Telegrafi/