Please enter at least 3 characters.

Tayna publikon klipin e ri "Sicko"

2019/10/tayna2.jpg

Reperja Tayna ka prezantuar për fansat projektin e saj më të ri muzikor.

"Sicko" titullohet kënga e saj e re, e cila është hip-hop nën ritmet e RnB.

Muzika është punuar nga producenti Cricket, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Tayna, ashtu si në çdo këngë tjetër të saj.

Kënga është publikuar edhe me klip, xhirimet e të cilit i janë besuar produksionit kosovar, Imagine Films.

Edhe në këtë video muzikore, Tayna erdhi me një paraqitje mjaft provokuese dhe 'të nxehtë', duke rrëmbyer vëmendjen me linjat e saj atraktive trupore.

Tayna në klipin eri "Sicko" (Foto: Friends Entertainment/YouTube)

Ky projekt muzikor i pason këngës "Bye Bye", të cilën ajo e solli gjatë verës në bashkëpunim me Dafina Zeqirin, dhe u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku. /Telegrafi/