Please enter at least 3 characters.

Tayna publikon këngën e re "OFG" në ditëlindjen e saj të 25-të

2021/12/266682072_927617734525636_5116010404622208212_n-e1639518379791.jpg

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

"OFG" mban titullin kënga e saj e re, e cila u publikua pikërisht në ditëlindjen e saj të 25-të.

Kënga është ritmike e zhanrit hip-hop, e cila është incizuar nga producenti Çelik Lipa.

Ndërkohë vijën melodike dhe tektin i ka realizuar vet reperja Tayna, emri i vërtetë i së cilës është Doruntina Shala.

"OFG" është vizualizuar edhe me klip, në të cilin Tayna është shfaqur si gjithmonë me një paraqitje mjaft atraktive.

Ana vizuale i është besuar produksionit Sekuencë Studio. /Telegrafi/