Please enter at least 3 characters.

Taylor Swift, “e poshtëruar” me talljet që i bëhen

2016/01/taylor-swift.jpeg

Këngëtarja e famshme Taylor Swift ka pranuar se shakatë në “kurriz” të saj e kanë lënduar.

Swift shpesh është në shënjestër për shkak të “çmendurisë për meshkuj”. Atë e kanë provokuar publikisht dhe ajo më në fund është përgjigjur.

“Tani nuk ekziston ndonjë mënyrë e thjeshtë që të mbaj një lidhje. Si mund të quani atë që kur keni pasur lidhje vetëm me dy meshkuj brenda një viti, ndërsa në anën tjetër të gjithë ju etiketojnë si një person i cili është i “çmendur për meshkujt” dhe pastaj bëjnë shaka në kurriz të ngjarjeve të ndryshme, në të cilat gjendem edhe unë. Ky është një poshtërim publik. Dhe kjo nuk është e drejtë”, ka thënë Taylor, transmeton Koha.net.

Këngëtarja kohët e fundit është duke shijuar një lidhje me producentin skocez Calvin Harris. Kjo është lidhja e saj e parë zyrtare pas Harry Styles, me të cilin ajo është ndarë në vitin 2013.