Taulanti ndryshe nga Graniti, zgjedh Shqipërinë
25/06/2013
Derisa futbollisti i Borussia Moenchengladbachut ka zgjedhur shtetin helvetik, ai i Baselit ka vendosur që të vishet kuqezi.
“Para tri javësh kam marrë ofertë nga Shqipëria. Pasi kam menduar gjatë, kam vendosur ta pranoj. Ata më kërkonin, thoshin se duan të më kenë patjetër në skuadër”, ka deklaruar Taulanti për Blick.ch.
Ai ka thënë se askush nga Zvicra nuk e kishte ftuar dhe se është i zhgënjyer me drejtuesit e kombëtares zvicerane. /Telegrafi/


