Tash po e kërkojnë (Video)
29/09/2013
Me golin e vetëm në ndeshje, Diego Costa i la të heshtur lojtarët super të shtrenjtë, si Cristiano Ronaldo e Gareth Bale.
Gazetat që mbështesin jozyrtarisht Los Blancos, Marca dhe AS, kanë filluar të dyshojnë në projektin e Carlo Ancelottit, ndërsa të njëjtën gjë e mendojnë edhe tifozët e klubit.
Disa nga ata, tashmë kanë filluar ta kërkojnë kthimin e Jose Mourinhos për, siç thonë, shpëtimin e skuadrës.
Kujtojmë që edhe kur portugezi e drejtonte Realin, jo rrallë herë është fishkëllyer nga tifozët. /Telegrafi/


