Tash është zyrtare: Mkhitaryan, lojtar i Unitedit (Foto)
06/07/2016
Manchester Unitedi ka konfirmuar transferimin e Henrikh Mkhitaryanit nga Borussia Dortmundi.
Mesfushori armen është pajtuar të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Djajtë e Kuq.
BVB njoftoi të shtunën se marrëveshja ishte arritur dhe tash pas konfirmimit nga Unitedi, gjithçka është zyrtare.
Mkhitaryan u votua si lojtari më i mirë i Bundesligas në sezonin e kaluar, gjatë të cilit shënoi 11 gola dhe dhuroi 15 asistime.
Ai është bërë transferimi i tretë i Jose Mourinhos, pas Eric Bailly dhe Zlatan Ibrahimovic. /Telegrafi/


