Please enter at least 3 characters.

Taravari: BDI-në do ta mposhtim të vetëm, pa koalicion me parti tjetër

2022/05/arben-taravari-me-llogo-1.jpg

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Aleanca për Shqiptarët do ta mposhtë BDI-në, thotë kryetari i Gostivarit dhe u.d. kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

“Jam i bindur për këtë. BDI ka humbur komunat më të mëdha, Tetovën dhe Gostivarin, kështu që në zgjedhjet e ardhshme do t'i mposhtim kudo në vend”, thotë Taravari për “Click Plus”.

Ai shton se në zgjedhjet e kaluara ka pasur manipulime, por në zgjedhjet e ardhshme nuk do të funksionojë, sepse tani janë edhe më të fortë.

"BDI-në do ta mposhtim të vetëm, pa asnjë koalicion me parti tjetër”, tha Taravari./Telegrafi/