Please enter at least 3 characters.

Tanku i trupave të Putinit shtyp një civil në fshatin rus - ushtari që gjendej brenda tenton të arratiset nga vendi i ngjarjes

2024/06/tanku-rus.jpg

Këshilltari i ministrit të  Brendshëm ukrainas Anton Gerashchenko, ka publikuar një  video rrëqethëse në rrjetin social X.

Me të pretendohet se shfaq një incident që ka ndodhur më 1 qershor mes fshatrave Krasivo dhe Golovchino të Rusisë, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu pretendohet se tanku rus ka shtypur një burrë, dhe se gjithë ngjarja u filmua nga dëshmitarët që ishin në vendin e ngjarjes.

Banorët e Belgorodit të Rusisë, siç pretendon Gerashchenko thonë se tanku u ngjit në rrugë nga një rrugë malore - duke kaluar sipër një veture brenda të cilës gjendej një burrë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ushtari që gjendej brenda tankut tentoi të arratiset nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. /Telegrafi/