Please enter at least 3 characters.

Taleski pengon aktivitetet e OJQ CIVIL

2016/06/CIVIL.jpg

Edhe spe ndodhet në burg shtëpiak, kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski, vazhdon të ketë ndikim, pra të jetë i fuqishëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Raportohet se Taleski ia ka ndaluar OJQ ''CIVIL'' që të mbajë një aktivitet në Manastir, në kuadër të iniciativës „Drejtësi Sociale Tani!“, edhe pse aktiviteti ka qenë i lajmëruar me kohë, si në polici, ashtu edhe në opinionin publik.

Drejtuesit e OJQ-së janë të revoltuar me këtë rast, pasi që në 15 vitet e saj, asnjëherë nuk është penguar që të mbaj ndonjë aktivitet./Telegrafi/