Talenti i Barcelonës thyen një rekord 92-vjeçar te Egjipti me debutimin në Kupën e Botës
Hamza Abdelkarim ka hyrë në histori të futbollit egjiptian, duke u bërë lojtari më i ri që ka përfaqësuar Egjiptin në një Kupë Bote FIFA.
Talenti i Barcelonës realizoi debutimin e tij në moshën 18 vjeç e pesë muaj, kur u aktivizua si zëvendësues në pjesën e dytë të ndeshjes së Egjiptit ndaj Belgjikës, duke zënë vendin e yllit Mohamed Salah.
Me këtë paraqitje, Abdelkarim theu një rekord që kishte qëndruar i paprekur për plot 92 vjet.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga Mostafa Kamel Mansour, i cili ishte 19 vjeç e nëntë muaj kur përfaqësoi Egjiptin në ndeshjen kundër Hungarisë në Kupën e Botës 1934.
Debutimi i sulmuesit të ri konsiderohet një moment historik për futbollin egjiptian dhe një tjetër dëshmi e besimit që po i jepet brezit të ri të lojtarëve.
Në moshën vetëm 18-vjeçare, Abdelkarim tashmë ka shkruar emrin e tij në librat e historisë së kombëtares së Egjiptit, duke i dhënë fund një rekordi që kishte mbijetuar për gati një shekull. /Telegrafi/


