Please enter at least 3 characters.

Takim përkujtimor më 11 Shtator: Peja Peace Forum nderon viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001

Peja Peace Forum do të përkujtoj më 11 Shtator 2026 viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 dhe reflektimin aktual mbi paqen, sigurinë dhe përgjegjësinë njerëzore.

Sipas një njoftimi për media thuhet se takimi organizohet në partneritet me Qendrën për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut të Universitetit “Haxhi Zeka” dhe Rotary Club Peja, me mikpritjen dhe mbështetjen e Komunës së Pejës.

"Njëzet e pesë vjet pas sulmeve që ndryshuan rrjedhën e historisë bashkëkohore, pjesëmarrësit do të ndajnë kujtime dhe reflektime mbi domethënien e 11 Shtatorit. Për Kosovën, ky përkujtim shpreh solidaritetin me popullin amerikan dhe mirënjohjen për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në periudhat më vendimtare të historisë sonë", thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se tryeza e rrumbullakët mbahet nga ora 09:30 – 13:00.

Takim Përkujtimor më 11 Shtator: Peja Peace Forum nderon viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001telegrafi.com

“A na bën Inteligjenca Artificiale më produktivë sot, por më pak të aftë nesër?”

Përfaqësues institucionalë, profesionistë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit do të diskutojnë mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në punë, arsim, shëndetësi dhe vendimmarrje. Në qendër të debatit do të jetë nevoja që teknologjia të mbetet mjet në shërbim të njeriut, pa dobësuar mendimin kritik, përgjegjësinë dhe marrëdhëniet njerëzore.

Aktiviteti do të përmbyllet te Memoriali i 11 Shtatorit në Pejë.

Në orën 14:46 do të mbahet një minutë heshtje dhe do të vendosen kurora me lule në nderim të viktimave. Në ceremoni do të marrë pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Programi do të përmbyllet me një pikë muzikore, interpretim përkujtimor nga Fakulteti i Arteve i Universitetit “Haxhi Zeka”./Telegrafi/