Please enter at least 3 characters.

Takim bashkërendues i Bashkisë së Shkupit me komunat përreth saj

2016/08/Vershime-Shkup.jpg

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski ka mbajtur një takim bashkërendues me kryetarët e e komunave përreth Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i takimit është intensifikimi plotësues i aktiviteteve në pastrimin dhe sanimin e gjendjes së krijuar pas vërshimeve të fundjavës së kaluar.

Trajanovski ka kërkuar angazhim më të madh të komunave, posaçërisht me ofrimin e ndihmave humanitare, krahut të punës dhe mekanizmave motorike të përshtatshme për rajonin./Telegrafi/