Please enter at least 3 characters.

Tahiri: Serbia po e shkelë marrëveshjen për telekomin

2016/05/Edita-Tahiri-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka ripërsëritur se Serbia po e shkel marrëveshjen për telekomin, meqë Kosova para disa muajsh është dashur ta merr kodin telefonik nga Organizata Ndërkombëtare e Telekomunikacionit (ITU).

Ajo ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të rrisë përpjekjet për ta zhbllokuar çështjen, në mënyrë që Kosova sa më parë ta marr kodin nga ITU-ja.

Mëtutje, sipas njoftimit nga zyra e saj, Edita Tahiri ka theksuar se Kosova me kohë i ka përmbushur të gjitha obligimet zbatuese të marrëveshjes për kodin telefonik.