Në mesin e deputetëve të LVV-së, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka abstenuar për këtë Projektligj. /Telegrafi/
Tahiri pas miratimit të Ligjit të Pagave: Terr informativ dhe mashtrim i radhës
22/12/2022
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, këtë vendim e ka quajtur terr informativ dhe manipulim të radhës.
“E tash që kaloi Ligji i Pagave, a ka dikush në qeveri që mundet me na tregu sa është rroga e një zyrtari të shtetit? Terr informativ, manipulim dhe siç po duket edhe një mashtrim i radhës. Folni mos heshtni tash”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik.


