Tabela e përbashkët e pesë ligave evropiane, Chelsea në vendin e tretë – Ku renditet skuadra juaj? (Foto)
31/05/2017
Edhe zyrtarisht sezoni 2016/17 ka përfunduar në pesë ligat e mëdha evropiane.
Chelsea fitoi në Ligën Premier, Monaco në Ligue 1, Juventus në Serie A, Bayern Munich në Bundesliga dhe Real Madridi në La Liga.
Por, a e keni menduar se si do të dukej tabela e përbashkët në top pesë ligat evropiane, ku do ishte kampion dhe në cilën pozitë do të ishte skuadra e juaj?
Më poshtë keni tabelën e përbashkët, ku sipas pikëve titulli do i takonte Monacos.


