Please enter at least 3 characters.

Szczesny: Rezultati perfekt është 1-0

2018/12/Wojciech-Szczęsny-Juve-e1545645140185.jpg
277:"TURIN, ITALY - NOVEMBER 03: (L-R)Cristiano Ronaldo, Leonardo Bonucci, Wojciech Szczesny and Andrea Barzagli of Juventus celebrates the victory during the Serie A match between Juventus and Cagliari on November 3, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)
12:"Getty Images

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, është i lumtur me fitoren 1-0 ndaj Romës në Serie A.

Edhe pse minimale, për polakun është fitorja më e mirë e mundshme pasi skuadra nuk ka pranuar gol dhe për portierin kjo ka rëndësi.

"Nuk ishte e lehtë pasi Roma ka lojtarë kualitativ dhe na shkaktuan probleme në pjesën e dytë, por ne qëndruam të organizuar", ka thënë polaku për Sky Sport Italia.

(Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

"Mbrojta jonë ka bërë një punë të madhe në javët e fundit, ne i kemi lejuar vetëm një shans Interit dhe Milanit penalltinë. Është mirë kur e kupton se sa e balancuar është skuadra jonë".

"Mendoj se ardhja e Cristianos na ka ndihmuar të kuptojmë se nëse bëjmë mirë mbrapa, atëherë diçka do të ndodhë para. Ne kemi sulmues si Cristiano Ronaldo, Mandzukic dhe Paulo Dybala, të cilët dinë të krijojnë".

"Në fund, fitorja do të thotë të shënosh një gol më shumë se kundërshtari, kështu që 1-0 vlen sikur një fitore 7-0. Është e vërtetë se kemi shumë fitore 1-0, por nga pikëpamja ime ky është rezultati më perfekt në futboll. Jam portier, pra jam i lumtur kur ne nuk pranojmë gol", ka shtuar Szczesny.

Juve këtë sezon ka pranuar vetëm tetë gola në 17-të ndeshjet e para në Serie A. /Telegrafi/