Please enter at least 3 characters.

Szczesny: Kemi mundur ta shmangim golin e barazimit

2019/04/Wojciech-Szczesny-2.jpg
314:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - APRIL 10: David Neres of Ajax scores his team's first goal past Wojciech Szczesny of Juventus during the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Ajax and Juventus at Johan Cruyff Arena on April 10, 2019 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, mendon se skuadra e tij do të triumfojë në Torino dhe do të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër luajti baras (1-1) në sfidën e parë çerekfinale kundër ekipit holandez para tifozëve në Amsterdam, ndërsa takimin kthyes e zhvillon para tifozëve të vet.

"Nuk ka dyshim se kemi mundur ta shmangim golin e barazimit. Na mungoi përqendrimi dhe ata shënuan një gol të bukur".

Wojciech Szczesny (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

"Jemi të pakënaqur me rezultatin, por bëmë paraqitje të mirë, ishim solidë në mbrojtje dhe u përpoqëm t'i godisnim. Tash po shkojmë në Torino dhe duhet të fitojmë".

"Mund ta shihni çfarë cilësish ka Ajaxi dhe mënyra si luajnë, është një skuadër agresive, por ne e kemi dëshmuar ndaj Ateltico Madridit se dimë si të fitojmë në shtëpi në këtë garë", ka deklaruar portieri për Sky Sport Italia. /Telegrafi/