Sydney Sweeney dhe Scooter Braun shfaqen në një jaht luksoz gjatë pushimeve në Mallorca
Aktorja Sydney Sweeney dhe menaxheri muzikor Scooter Braun po shijojnë pushime luksoze në Mallorca të Spanjës.
Çifti u fotografua duke hipur në superjahtin “Rising Sun”, në pronësi të miliarderit David Geffen, me vlerë të përllogaritur rreth 400 milionë dollarë.
Gjatë pushimeve, ata kaluan kohë duke lundruar me jet-ski dhe u fotografuan duke shkëmbyer momente të afërta e romantike në jaht.
Sydney Sweeney and Scooter Braun in Mallorca
Source: TMZ pic.twitter.com/xxfmqDyyEI
— Yee (@YeeTak) August 16, 2026
Sweeney u shfaq me disa veshje plazhi, derisa të dy dukeshin të relaksuar dhe në humor të mirë.
Sipas raportimeve, Sweeney dhe Braun u njohën në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia, në qershor të vitit 2025.
Që atëherë, ata janë parë shpesh së bashku dhe kanë udhëtuar në vende të ndryshme.
Vetëm muajin e kaluar, çifti shijoi një aventurë në Zelandën e Re dhe më pas kaluan kohë edhe në Australi.
Ferran Torres ile Sydney Sweeney, Fransa'da bir teknede kameralara yakalandı. İkilinin samimiyeti gözlerden kaçmadı. pic.twitter.com/gicBGUGlH6
— FUTA (@futaspor) August 16, 2026
Sweeney ka ndarë në rrjetet sociale fotografi nga këto udhëtime, ku shfaqet edhe me Braun.
Një burim pranë çiftit ka deklaruar se ata janë shumë të lumtur së bashku dhe se marrëdhënia e tyre bazohet në mbështetje dhe afeksion të sinqertë.
Braun gjithashtu ka shprehur publikisht dashurinë për Sweeney, duke e cilësuar atë si një 'fat të madh' për të. /Telegrafi/


