Please enter at least 3 characters.

Sveçla: Thaçi tregoi se sa i rrezikshëm është për Kosovën dhe policinë e saj

2018/09/xhelal-svecla-780x439-1.jpg

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Xhelal Sveçla, duke komentuar vizitën e së shtunës së presidentit Hashim Thaçi në Ujman, ka thënë se me këtë veprim Thaçi  tregoi se sa i rrezikshëm është për Kosovën si dhe policinë e saj.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “qëllimi i vizitës së tij në Ujman dje ishte që të linte në hije protestën masive të qytetarëve kundër tij”.

Postimi i plotë i Sveçlës:“Hashim Thaçi edhe dje tregoi se sa i rrezikshëm është për Kosovën si dhe policinë e saj.S'do mend se qëllimi i vizitës së tij në Ujman dje ishte që të linte në hije protestën masive të qytetarëve kundër tij.Këtë ekskursion atje ka mund ta realizojë përmes dy skenareve:- të bëjë marrëveshje me Vuçiqin duke i marrë leje atij;- të rrezikojë jetën e policëve të Kosovës vetëm për t'i siguruar vetes këtë cirk.Se Hashimi nuk e ka për gjë që të sakrifikojë të tjerët për interesa të tij, e kemi pa edhe me vrasjen e policit Enver Zymberi.E sa për shëtitjen në të njejtën kohë me ate të mbajtjes së protestës, kjo batute është e hargjuar, e kemi parë edhe me 10 shkurt 2007 kur shetitej me helikopter.Gjarpnit i ka ardhë fundi!” (sic.), ka shkruar Sveçla. /Telegrafi/