Please enter at least 3 characters.

Sveçla kthehet të raportoj në komision pas përplasjeve me Berishën: Nuk jam i gatshëm të bëhem pjesë e lojërave

2021/10/245508949_602091440949626_4178324107898512887_n.jpg

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svçela është rikthyer sërish në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për të vazhduar raportimin e tij, pasi që i njëjti u ndërpre për shkak të përplasjeve që pati me kryetarin e këtij komisioni Bekë Berisha.

Sveçla kërkoi falje për ngjarjen që ndodhi duke thënë se “Me kënaqësi kam pranuar ftesën për të ardh për të raportuar. Nuk jam i gatshëm të bëhem pjesë e lojërave apo fushatave të ndryshme”.

Mbledhjen e Komisionit po e kryeson zëvendëskryetari Enver Dugolli, për dallim nga paraditja ku mbledhjen e kryesonte kryetari Bekë Berisha, por që për shkak të përplasjeve u ndërpre.

Tensionet në komision filluan pasi ministri Sveçla kërkoi të raportonte së bashku me drejtorin e Policisë, por që një gjë të tillë e refuzoi drejtori i Komisionit, Bekë Berisha.

“Mos me shit mend ti mu këtu”, iu drejtua Bekë Berisha ministrit Sveçla. /Telegrafi/