Please enter at least 3 characters.

Supremja refuzon ankesat e PDK-së për Prizren dhe Klinë

2016/01/akr-dhe-kandidat-euml-t-e-ldk-s-euml-p-euml-r-deputet-euml-t-euml-ldk-s-euml-ankohen-edhe-n-euml-supreme_hd.jpg

Gjykata Supreme ka vendosur sot lidhur me dy nga katër ankesat e subjekteve politike, përkatësisht lidhur me ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Prizren dhe ankesën e të njëjtit subjekt politik, dega në Klinë, të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

"Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e PDK-së, dega në Prizren, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

Po ashtu, kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e PDK-së, dega në Klinë", thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/