Please enter at least 3 characters.

Supremja i hap rrugë KQZ-së për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit

2019/11/KQZ-e-zbrazet-foto-Ridvan-Slivova.jpg
14:"Ridvan Slivova

Pasi Gjykata Supreme e Kosovës sot ka marrë vendim edhe për shtatë ankesat e fundit të paraqitura në këtë institucion lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021, ku të shtatë këto ankesa i ka refuzuar, i ka hapur rrugë Komisionit Qendror të Kosovës (KQZ) për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se nga vendimet e Supremes për refuzimin e ankesave janë përmbyllur të gjitha procedurat duke i hapur rrugë certifikimit të rezultateteve nga KQZ-ja.

Sipas tij, pas certifikimit, ushtruesja e detyrës së Presidentit ka afat 30 ditë për të thirrur seancën konstituive, në të cilën duhet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

“Me vendimet e Supremes për refuzimin e ankesave, tashmë janë përmbyllur të gjitha procedurat duke i hapur rrugë certifikimit të rezultateteve nga KQZ-ja. Pas certifikimit, ushtruesja e detyrës së Presidentit ka afat 30 ditë për të thirrur seancën konstituive, në të cilën duhet të zgjedhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit”, ka thënë Cakolli. /Telegrafi/