Please enter at least 3 characters.

Supa nga panxhari i kuq

Racion i cili përmirëson pasqyrën e gjakut dhe imunitetin e fëmijëve, ushqen gjithë organizmin!

Përbërësit:

- 3 panxharë të kuq të madhësisë mesatare,- 1 patate të madhësisë mesatare,- 1 karotë,- 1 presh apo qepë, sipas dëshirës pak supë pule,- ¼ e hudhrës pluhur,- kripë sipas shijes,- 1 lugë të vogël piper të bardhë,- vaj ulliri, sipas nevojës,- pak ajkë të thartë për shërbim.

Përgatitja:

Preshin apo qepën lani mirë, pastroni dhe grini. Karotën lajeni, pastrojeni dhe grijeni në rende. Në tigan të nxehtë qitni pak vaj ulliri dhe fërgoni preshin dhe karotën.

Panxharin e kuq dhe pataten lani mirë dhe qitni të zihen me lëvore. Të ziera qëroni dhe pritni në kube, shtoni preshin dhe karotën dhe t gjitha përzieni dhe qitni në blender.

Shtoni hudhrën pluhur, piperin, kripën dhe supën e hollë të pulës aq sa dëshironi të jetë e dendur/e hollë.

Të gjitha përzieni dhe shërbeni me ajkë të thartë.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.