Please enter at least 3 characters.

Suomalainen: Duhet të bëhet më shumë për pavarësi gjyqësore dhe paanësi në Maqedoni

2016/12/gjyq-1200x630.jpg

Shefja e Misionit të BE-së në Maqedoni, Nina Suomalainen, ka deklaruar se është i nevojshëm angazhimi më i madh në lidhje me pavarësinë gjyqësore dhe paanësinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo u tha në konferencën e organizuar nga OSBE-ja dhe Shoqata e gjykatësve, me rastin e Ditës së gjyqësisë. Suomalainen tha se OSBE-ja gjeti partnerë të mirë në gjyqësorin e vendit, duke shtuar se së bashku kanë realizuar shumë projekte të rëndësisë së madhe në drejtim të forcimit të institicioneve të vendit.

Ambasadori britanik, Charles Garrett tha se sundimi i ligjit dhe konceptet që i mbron, janë kryesore në diskutimin politik që bëhet sot. Sipas tij, këto koncepte janë pjesë e marrëveshjes së Përzhinos dhe për dajlen e qëndrueshme nga kriza e tanishme politike në Maqedoni./Telegrafi/