Please enter at least 3 characters.

Sulmuesi e pranon publikisht se dëshiron të luajë për Real Madridin - Perez mund të bëjë ofertë për të

2022/06/florentino-perez.jpg

Sulmuesi i Feyenoord, Santiago Gimenez pranon se e sheh të ardhmen e tij në Spanjë.

Meksikani u paraqit në humbjen e mbrëmshme në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit.

Para ndeshjes, Gimenez u pyet nëse do të luante në La Liga në të ardhmen dhe pranoi ambiciet për t'iu bashkuar një klubi të caktuar.

“Do të isha shumë i lumtur të luaja për Los Blancos”, deklaroi ai, duke iu referuar Real Madridit.

“Është një klub shumë i madh, do të ishte fantastik”.

Kujtojmë se Atletico ka mposhtur mbrëmë Feyenoord me rezultat 3-2. /Telegrafi/