Please enter at least 3 characters.

Sulmon fizikisht një femër në Gjakovë

2019/08/auto_auto_rrah14879363771534925097.jpg

Një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dashuri i saj e kishte sulmuar fizikisht.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 19:45 në rrugën “Hysni Dobruna”, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa I dyshuari gjendet në arrati.

“Viktima femër  kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dashuri i saj i dyshuari mashkull  kosovar e kishte sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raport. /Telegrafi/