Please enter at least 3 characters.

Sulmoi me mjet të mprehtë gruan – arrestohet i dyshuari nga Podujeva, policia i sekuestron pesë thika

2023/06/thike.jpg

Një person është arrestuar në Podujevë për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

I njëjti dyshohet se kishte sulmuar me mjet të mprehtë viktimën femër kosovare.

Gjatë kontrollit në dhomën e të dyshuarit nga policia janë gjetur dhe sekuestruar pesë mjete të mprehta (thika).

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/