Please enter at least 3 characters.

Sulmoi fizikisht zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Prizren

2023/10/Foto-arrestime.jpg

Një person është arrestuar ditën e enjte në fshatin Kobaj të Prizrenit, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Në njoftim thuhet se policët ishin në një asistencë të një institucioni.

"Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të cilët ishin në asistencë të një institucioni. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje"./Telegrafi/