Please enter at least 3 characters.

Sulmohet një person me mjet të fortë në Vushtrri

2018/08/sulm-fizik.png

Një person është arrestuar pasi ka goditur me mjet të fortë një person tjetër.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 09:10, në Vushtrri.

Siç thuhet në raport viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se ka goditur me mjet të fortë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/