Please enter at least 3 characters.

Sulmohet autobusi i KB Bashkimit në Mitrovicë

2020/01/bashkimi.jpg

Rikthehen incidentet në ndeshjet e basketbollit kosovar pas ndeshjes Trepça - Bashkimi.

Edhe pse ndeshja kaloi në mënyrën më të mirë të mundshme, me prizrenasit që fituan ndeshjet, përfundimi i saj nuk doli të jetë edhe ashtu siç pritej.

Autobusi me të cilin kishin udhëtuar basketbollistët e KB Bashkimit është sulmuar dhe u janë thyer xhamat.

Madje, disa persona edhe kanë tentuar t'i sulmojnë fizikisht disa zyrtarë të klubit prizrenas.

Të gjitha këto informacionet i kanë konfirmuar prizrenasit përmes faqes së tyre zyrtare, teksa edhe kanë publikuar imazhe të këtij incidenti.

Bashkimi ka fituar derbin e rivalëve të vjetër ndaj Trepçës në Mitrovicë me rezultat 69:70. /Telegrafi/