Please enter at least 3 characters.

Sulmohen fizikisht dy gardianë nga një i burgosur në Dubravë

2021/09/Burgu-i-Dubraves-foto-ridvan-slivova-35.jpg
14:"Ridvan Slivova

Dy zyrtarë korrektues në Burgun e Dubravës janë sulmuar fizikisht si dhe ofenduar nga një i burgosur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:20 në Burgun e Dubravës.

Tutje në raport bëhet e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Dy zyrtar korrektues kanë informuar se janë sulmuar fizikisht dhe ofenduar nga i burgosuri mashkull  kosovar.  Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/