Please enter at least 3 characters.

Suarez: Prioriteti im është grupi, nuk i jap rëndësi gjërave individuale

2016/12/585104ef5e29c701c8000001.jpg
257:"PAMPLONA, SPAIN - DECEMBER 10: Luis Suarez of FC Barcelona celebrates after scoring the opening goal during the La Liga match between CA Osasuna and FC Barcelona at Sadar stadium on December 10, 2016 in Pamplona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, në një intervistë Diario Ovacion ka thënë se me shumë mundësi nuk e fitojë asnjëherë Topin e Artë në karrierë, pasi qëllimi i tij është ngritja e ekipit dhe nuk ka marketingun e të tjerëve.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit ka thënë se Barça është klubi më i rëndësishëm në Spanjë dhe se ai është i lumtur tek katalunasit.

“Prioriteti im është grupi. Nuk i jap rëndësi gjërave individuale dhe gjithmonë do të ketë lojtarët me marketing më të madh se unë”, ka thënë Suarez.

“Në aspektin gjeneral, baraspesha  e klubit është i rëndësishëm. Ne kemi fituar ligën, Kupën e Mbretit dhe këto janë gjithmonë synime të Barcelonës dhe kjo është arsyeja pse për mua Barça është ekipi më i rëndësishëm në Spanjë”.

“Do doja të kem një fundvit të mirë, të përfundoj mirë në aspektin grupor, të luftoj për gjithçka me skuadrën time dhe të kualifikohem direkt me Uruguain për Kupën e Botës, diçka që se kemi bërë tashmë e një kohë”, ka thënë Suarez. /Telegrafi/