Please enter at least 3 characters.

Suarez, në pritje të reduktimit të dënimit

2016/01/suarez-n-euml-pritje-t-euml-reduktimit-t-euml-d-euml-nimit_hd.jpg

Sulmuesi i ri i Barcelonës u suspendua nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin dhe iu ndalua të luajë për kombëtaren për nëntë muaj nga FIFA, pas kafshimit të Giorgio Chiellinit gjatë fitores 1-0 ndaj Italisë më 26 qershor.

Por ish-sulmuesi i Liverpooli ka vendosur të bëjë ankesë ndaj vendimit dhe personat që kujdesen për rastin kanë thënë se ata janë të sigurt se do të arrijnë ta zvogëlojnë dënimin.

“Do të jetë më logjike të reduktohet sanksionimi për disa muaj se sa të reduktohet suspendimi sa i takon ndeshjeve ndërkombëtare, pasi legalisht është më e lehtë të kundërshtosh kushtet e suspendimit të cilat ia ndalojnë atij të stërvitet dhe të jetë në klub, pasi këto shkelin të drejtat fundamentale”, ka thënë këshilltari i tij, Alejandro Balbi, më herët gjatë javës.

Një vendim pritet të merret qysh sot, por me gjasë ai do të publikohet pas vikendit. /Telegrafi/