Please enter at least 3 characters.

Suarez: Jemi Barcelona, mund ta përmbysim rezultatin

2017/02/luis-suarez.jpg

Luis Suarez beson që skuadra e tij, Barcelona mund ta përmbys rezultatin në takimin e kthimit ndaj PSG-së.

Barcelona u mposht në Pard de Prince të Parisit nga PSG me rezultat të thellë 4-0, duke bërë që shumë njerëz të futbollit ta bëjnë eliminimin e tyre punë të kryer.

Por, kështu nuk mendon edhe sulmuesi i skuadrës, Suarez, i cili beson që skuadra e tij mund ta përmbys rezultat dhe ta shkruaj historinë.

“Nëse duam që ta shkruajmë historinë me këtë klub, duhet të fitojmë me rezultat që është i nevojshëm për t’u kualifikuar më tej”, ka thënë Suarez.

“Ne jemi Barcelona, ekipi më i mirë në botë, ky është një ekip që mund ta përmbys situatën”, përfundoi sulmuesi uruguaian. /Telegrafi/