Stuhia e dëborës godet New Yorkun, vështirësohet fushata e vaksinimit kundër COVID-19
7:"REUTERS
01/02/2021
Qyteti i New Yorkut pritet të mbulohet nga një sasi e madhe dëbore, e cila nuk është regjistruar që nga viti 2016.
Paralajmërimet për stuhinë janë dhënë prej ditësh, ndërsa kryetari i Bashkisë, Bill de Blasio vendosi kufizime në udhëtimet jo-thelbësore duke filluar nga ora 6 e mëngjesit të hënën.
Veç dëborës po ashtu erëra të forta pritet të godasin qytetin amerikan, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë në New Jersey, guvernatori Phil Murphy, shpalli të dielën gjendjen e jashtëzakonshme, duke pezulluar shërbimin e transportit publik për të gjithë ditën e hënë.
Moti i keq pritet të ndikojë në fushatën e vaksinimit kundër coronavirusit, si në New Jork, ashtu dhe në New Jersey. /Telegrafi/


