Studentja nxjerr në shitje virgjërinë: Më mirë me para, se sa në ndonjë festë, e dehur! (Foto)
32:"© Torbinka.com / east2west news
07/09/2017
Një studente e dëshpëruar nga Ukraina ka nxjerrë në shitje virgjërinë e saj për një “burrë të vërtetë”, shpallje që e ka bërë në një gazetë lokale.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për 18-vjeçaren Yulia, e cila ka thënë se një gjë të tillë e ka bërë sepse i nevojiten urgjentisht 2000 dollarë.
Dhe arsyetimi i saj ka qenë shumë interesant.
Ajo ka thënë: “Herët a vonë unë do të duhet t’i them lamtumirë. Kështu që është mirë ta humb duke fituar para, se sa në ndonjë festë ku mund të jem e dehur”.
Siç thuhet më tej, njoftimi i saj është shfaqur anash njoftimeve të tjera, siç janë shitja e orëve, gjërave antike apo të biznesit. /Telegrafi/


