Please enter at least 3 characters.

Strugë, mungojnë vaksinat kundër tetanusit (Video)

2016/08/Komuna-e-Struges.jpg

Banorët e Strugës ankohen se në Spitalin e Qytetit mungojnë vaksinat kundër tetanusit. Ata thonë se për këtë vaksinë mjekët i dërgojnë në Ohër. Gafurri është banor i Strugës i cili dje është ballafaquar me një situatë të pakëndshme.

Drejtori i Spitalit të Strugës Mentor Ibrahimi thotë se për vaksinë kundër tetanusit ka vetëm për pacientët të cilët kurohen në Spital.

Ibrahimi tha se Spitalit i nevojitet një repart infektologjik që të mund të zgjidhen të gjitha këto probleme. Alsat M mëson se në Vevçan ka mjaftueshëm vaksina kundër tetanusit. Kjo vaksinë është e rëndësishme për mbrojtjen prej plagëve të marra gjatë lëndimeve me sende të hekurit, metalit apo qelqit./Telegrafi/