Stresi publikon këngën e re me tekst eksplicit
23/04/2020
Reperi i njohur Arkimed Lushaj - Stresi, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
Ashtu sikurse vargjet e tekstit, edhe titulli i këngës vjen me një fjalor të papërshtatshëm dhe titullohet "Kush r*kin je ti".
Klipi i këngës është realizuar i gjithi me telefon nga Elvis Dako, ndërsa për muzikën është kujdesur Taulant Krasniqi.
Në disa prej skenave të videos muzikore, reperi nga Shqipëria shfaqet edhe duke konsumuar lëndë narkotike.
Teksti i këngës është shkruar nga vet Stresti dhe përmban fjalor eksplicit, dhe nuk preferohet për moshat e reja. /Telegrafi/


