Please enter at least 3 characters.

Streetball Kosova, shiu e shtyn garën e Pejës

2016/01/streetball-kosova-shiu-e-shtyn-gar-euml-n-e-pej-euml-s_hd.jpg

Organizatorët e “Limak Streetball Kosova 2015” morën këtë vendim, pasi parashikimet e motit për të dielën janë se do të ketë rrebesh shiu në Pejë, gjë e cila pamundëson zhvillimin e garave.

Kështu, pas Prizrenit, garë e cila u mbyll me sukses këtë të shtunë, Peja kënaqësitë nga “Limak Streetball Kosova 2015”, do t’i përjetojë në një datë tjetër, për të cilën do të informoheni në ditët në vijim, thuhet në një njoftim të lëshuar nga organizatorët. /Telegrafi/