Please enter at least 3 characters.

Strama: Moratti ka qenë i qartë për mua

2016/01/f.0517090327669_m.jpg

 “Mendoj se Moratti ka qenë shumë i qartë. Dhe ai ka thënë që të na lini të qetë për ndeshjen e fundit. Unë po mendoj për ndeshjen ndaj Udineses, pasi duam të fitojmë ndeshjen e fundit para tifozëve tanë”.

“Ne e dimë se nuk ishte sezon i mirë, por ne duam të përfundojmë mirë atë. Më duhet të them se përkundër shumë vështirësive që kemi pasur, ekipi në zhveshtore ka mbetur i bashkuar”, ka theksuar Stramaccioni.

Tekniku aktual i Interit po lidhet me një largim dhe në vend të tij besohet se mund të vijë Walter Mazzarri nga Napoli. /Telegrafi/