Please enter at least 3 characters.

Strakosha drejt largimit nga Lazio, Interi po shikon mundësinë e transferimit të tij

2021/05/1000122447.jpg
236:"Fuflball, Lazio Rom - AC Florenz Thomas Strakosha of Lazio during the Serie A football match between SS Lazio and ACF Fiorentina at Olimpico stadium in Roma Italy, January 6th, 2021. Photo Andrea Staccioli / Insidefoto andreaxstaccioli
23:"imago images/Insidefoto

Thomas Strakosha është futur në vitin e fundit të kontratës me skuadrën italiane Lazio.

Portieri shqiptar nuk ka pranuar ende vazhdimin e kontratës, përkundër që Lazio i ka ofruar rinovimin.

Shumë skuadra të njohura janë duke monitoruar situatën e shqiptarit dhe duan transferimin e tij në afatin kalimtar veror si transferim të lirë.

Edhe pse u përfol për një marrëveshje në parim mes tij dhe Lazios, është Interi që është futur në lojë për shqiptarin.

Drejtori i përgjithshëm i Neroazzurëve, Giuseppe Marotta e pëlqen shumë shqiptarin dhe po kërkon transferimin e tij në Giuseppe Meazza.

Strakosha ndodhet në listën e Marottas së bashku me portierin e Ajaxit, Andre Onana si zëvendësues adekuat të Samir Handanovicit.

Portieri slloven po e luan sezonin e fundit te Interi dhe në verën e vitit 2022 pritet të largohet nga kampioni në fuqi i Italisë. /Telegrafi/