Please enter at least 3 characters.

Stoltenberg: Ivanovi ta tërheq vendimin për faljen e politikanëve

2016/01/jens-stoltenberg-sekretar-i-p-euml-rgjithsh-euml-m-i-nato-s_hd.jpg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, sot e ka paralajmëruar Maqedoninë që të mos lejojë që kriza politike t'ia rënojë shpresat për hyrje në Aleancë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas ''Reuters'', në reagimin e par të tij për krizën, Stoltenberg, i ka bërë thirre kryetarit Gjorge Ivanov që ta tërheq vendimin për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime.

Ai ka thënë se dyert e NATO-s janë ende të hapura, por është me rëndësi që liderët në vend t'i tejkalojnë problemet me sundimin e ligjit. Më tej, Stoltenberg ka theksuar se duhet patjetër të krijohen kushte minimale për një jetë të qetë politike dhe demokratike në vend./Telegrafi/