Please enter at least 3 characters.

Stërvitje e përbashkët e MPB-së dhe Ambasadës së SHBA-ve për gjendje të jashtëzakonshme

2016/01/ambasada-amerikane-n-euml-shkup-dor-euml-heqjet-hap-pozitiv-drejt-zgjidhjes-s-euml-kriz-euml-s_hd.jpg

Nëpunësit e Ministrisë për punë të brendshme sot në Ambasadën e SHBA-ve, së bashku me personelin e kësaj ambasade do të realizojnë stërvitje të përbashkët për ballafaqim me situata të jashtëzakonshme, përjell Telegrafi Maqedoni.

"Si pjesë e skenarit të ushtrimeve do të përdoren sirena të alarmit, të cilat do të mund t'i dëgjojnë edhe qytetarët e Shkupit. Për shkak të realizimit të stërvitjes, do të ketë ndërprerje të përkohshme të komunikacionit në afërsi të Ambasadës", njoftojnë nga MPB.

Qëllimi i stërvitjes së përbashkët është koordinimi më efikas ndërmjet MPB-së dhe Ambasadës amerikane gjatë ndvrmarrjes së aksioneve për ballafaqim me gjendje të krizës./Telegrafi/